Pas disa dekadave, qendra e qytetit të Preshevës me furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, së shpejti i tërë qyteti me furnizim të plotë

Pas disa dekadave, qendra e qytetit të Preshevës me furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, së shpejti i tërë qyteti me furnizim të plotë

Komuna e Preshevës dhe qendra e qytetit me dekada ballafaqohet me problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, por falë përkushtimit të qeverisjes së re ky problem i madh po zgjidhet përfundimisht

Falë pushtetit të ri lokal dhe ndërmarrjes Moravica, qendra e qytetit do të furnizohet vazhdimisht me ujë të pijshëm, 24h/7 ditë në javë.

Lajmin e ka publikuar drejtori i ndërmarrjes Moravica, Gazmend Aliu:

Urime
Qendra e Qytetit me 24/7 ujë!
Iku koha e reduktimeve të ujit
Kishte vite, dekada, që qendra dhe pjesa e epërme e qytetit vuanin për ujë
Premtime shumë. Realizimi askund
Zgjidhja dukej e pamundshme
Po, ne ishim realist. Besuam. Punuam. Synuam të pamundshmen
Edhe u bë e mundshme. U kry. Tash, këto lagje të qytetit do të kenë 24/7 ujë!
Përjashtim i vetëm është rruga ‘K. Xoxe’. Shumë shpejtë edhe aty 24/7. Vetëm edhe pak durim!
Falenderim nga  për punëtorët e NP ‘Moravica’.
Ky rezultat modest është një hap  i madh drejt fitores përfundimtare për zgjidhjen e sigurimit të tërësishëm të ujit.
Vazhdojmë bashkë
Për Preshevën e Re