Përfundojnë punët në asfaltimin e rrugës, shtratit të lumit dhe urave të lumit në Rahovicë

Përfundojnë punët në asfaltimin e rrugës, shtratit të lumit dhe urave të lumit në Rahovicë

Sot përfunduan punët në asfaltimin e rrugës, shtratit të lumit dhe urave të lumit në rrugën që shpie drejt varrezave të fshatit Rahovicë.

Ishte e domosdoshme ndërhyrja në këtë pjesë, për shkak edhe dëmeve që shkaktuan vërshimet e këtij viti .

“Që nga shtatori, përfundimi i këtij projekti ishte zotim i Yni ndaj banorëve të kësaj pjese të Rahovicës.
Prej sot këta banorë do të kenë kushtet infrastrukturore që meritojnë për një jetë më normale dhe më të dinjitetshme” ka deklaruar kryetarja Ardita Sinani