Kryetarja Ardita Sinani viziton fëmijët në disa vendbanime dhe ju ndan dhurata

Kryetarja Ardita Sinani viziton fëmijët në disa vendbanime dhe ju ndan dhurata

Kryetarja e komunës, Ardita Sinani ka vizituar sot çerdhet në Raincë, Rahovicë, Preshevë, Corroticë, Miratoc, Leran, Stacion Hekurudhor dhe Zhunicë dhe ka ndarë dhurata për fëmijët.

“Gëzuar 2022!
Në Raincë, Rahovicë, Preshevë, Corroticë, Miratoc, Leran, Stacion Hekurudhor dhe Zhunicë
Kudo, sot, në prag të ndërrimit të motmoteve , fëmijët rrezatonin edhe më shumë dashuri, lumturi, zemërbardhësi dhe gëzim
Dëshmonin proverbin indian që thotë se fëmija është dhurata më e bukur
E këtyre dhuratave të bukura pata kënaqësinë t’ju përcjellë urata dhe t’ju japë dhurata modeste
Për një vit më të bukur
Për një të ardhme më të mirë
Për Preshevën e Re ” ka postuar zonja Sinani