Kryetarja e Komunës së Preshevës në këto çaste ka vizituar stafin mjeksorë të Ndihmës së Shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë
Postimi i plotë i znj Sinani:
Ata punojnë që ne të festojmë
Festa e vitit të ri nuk do të ishte kaq e harreshme pa komoditetin që na japin ata dhe ato që sonte punojnë duke u kujdesur për shërbimet e domosdoshme
Shërbimi i urgjencës dhe reparti i gjinekologjisë në Shtëpinë e Shëndetit janë disa prej tyre
Më e pakta ishte që sonte t'i falenderoj dhe t'ju uroj një vit më të mirë
Respekte pafund
Gëzuar 2022