Sekretari amerikan Blinken reagon pas sanksioneve të ShBA-së ndaj Milorad Dodikut

Sekretari amerikan Blinken reagon pas sanksioneve të ShBA-së ndaj Milorad Dodikut

ekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, ka reaguar pas vendosjes së sanksioneve të reja amerikane ndaj Milorad Dodikut, Milan Tegeltijas dhe Mirsad Kukic.

Blinken përmes Twitter-it ka shkruar se Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit publikisht kanë venndosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës.

“Departamenti amerikan i Shtetit dhe Thesari Amerikan publikisht kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Bosnje e Hercegovinës për korrupsion dhe sjellje destabilizuese. ShBA-ja mbetet e përkushtuar në angazhimin për një të ardhme më të ndritur për qytetarët e Bosnje e Hercegovinës”, ka shkruar Blinken.