Rama: Komanda Amerikane do ngrejë shtabin në Shqipëri

Rama: Komanda Amerikane do ngrejë shtabin në Shqipëri

Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën do të ngrejë Shtabin e saj Pararojë në Shqipëri.

Këtë lajm të mirë e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një videoje nga zyra e tij.

“Nga Gjermania doli deklarata nga Komanda e Operacionale të SHBA e cila operon për Evropën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës së forcave operacionele, vendodhja e selisë në Shqipëri do të vendosë një ndërveprueshmëri të madhe me aleatët shqiptarë.

Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO. Sot kemi marrë një lajm fantastik që për hir të së vërtetës kemi kohë që punojmë. Shpreh një besueshmëri të lartë kjo. Ambasadorët bëjnë detyrën e tyre dhe kjo mania e falënderimit të ambasadorëve s’duhet të jetë, por ambasadorja amerikane Yuri Kim duhet falënderuar për lehtësimin e jashtëzakonshëm që i ka bërë këtij ndërveprimi që të kemi një komunikim të lartë në një kohë të qëndrueshme. Ky është për ata që qahen se ku i kemi pushkët, ku i kemi armët. Ne nuk jemi vetëm një anëtar në NATO,  por tashmë një vend me shtabin bazë të forcave special të SHBA-së”, tha Rama.