Ish Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se është lajm i mirë për vendin koalicioni me VV’së dhe PDK’së në Gjilan.
Ai ka thënë se është një fillim i mbarë për vitin 2022 teksa ka kërkuar sa më shumë bashkëpunim dhe shmangie të etiketave.
Këtu keni postimin e tij të plotë:
“Ky është lajm i mirë për Kosovën, më në fund po vendoset në normalitet marrëveshja politike për qeverisje! Fillim i mbarë i vitit 2022. Sa më shumë diskutim e bashkëpunim, sa ma pak etiketa përgjithësuese, aq më mirë për vendin. Ecim përpara vetëm me punë e bashkëpunim”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e tij në Facebook.