Pacolli ka publikuar një dokument të kompanisë së tij ku thuhet se siguria e punëtorëve atje është në nivel.
Po ashtu thuhet se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ta për rikthim në vendlindje dhe se kjo kompani do ta zbatojë të njejtë sapo të ketë ndonjë kërkesë të tillë.
Këtu keni statusin e tij të plotë:
“Sipas informatês së radhës, të gjitha Strukturat Menaxhuese dhe Logjistike të Mabetex Group në Kazakistan nga sot kanë filluar zbatimin e përgjegjësive dhe punimeve sipas orarit dhe planit të përcaktuar. Jeta dhe puna në të gjithë kantierët e Kompanisë po zhvillohet normalisht. Siguria e punëtorëve është në nivel. Deri në këtë moment nuk kemi pas asnjë kërkese nga asnjë bashkëpunëtor që donte të linte punën dhe të kthehej në vendlindje. Mabetexi menjëherë zbaton çdo kërkesë eventuale, në harmoni me masat anticovid për kthim në vendlindje te cilit do që e konsideron këtë opcion”, ka shkuar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Përndryshe, Kazakhistani është në një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të trazirave sociale dhe politike atje.