Fatmir Limaj shkon për ngushëllime tek familja e Kadri Veselit

Fatmir Limaj shkon për ngushëllime tek familja e Kadri Veselit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vizituar sot familjen e Kadri Veselit, për t’i ngushëlluar me rastin e ndarjes nga jeta e nënës Ajshe Veseli.

Limaj tha se bashkëndjenë dhimbjen me famljen Veseli, që këto momente të vështira po i kalon pa prezencën fizike të kryefamiljarit të tyre,

Postimi i plotë:

Sot, bashkë me bashkëpunëtorë qëndruam në familjen e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli për të ndarë dhimbjen për vdekjen e nënës Ajshe Veseli!
Bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Veseli e cila këtë moment të vështirë po e kalon pa prezencën fizike të kryefamiljarit të tyre!
Nëna Ajshe u prehtë në paqe!.