Sekretari i Prëgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se nuk do të jetë e lehtë të kalohen dallimet në mes Rusisë dhe NATO-s për Ukrainën.
Ai tha se pas përfundimit të takimit NATO-Rusi në Bruksel, i pari në dy vjet
“Ka dallime të rëndësishme në mes aleatëve të NATO-s dhe të Rusisë. Nuk do të jetë e lehtë të kapërcejmë dallimet tona, por është një shenjë pozitive që të gjithë aleatët e NATO-s dhe Rusia janë ulur në të njëjtën tryezë dhe janë angazhuar në çështje kyçe”, tha ai.
Stoltenberg theksoi se ekziston një “rrezik real i shpërthimit të një konflikti të ri në Evropë në tensione në mes Rusisë dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut”.
“Ekziston rreziku real për një luftë të re të armatosur në Evropë”, është shprehur Stoltenberg në konferencë për media.
“Ekziston dallimet thelbësore në mes të aleatëve të NATO-s dhe Rusisë. Dallimet tona nuk do të jetë e lehtë që të kapërcehen, por që është shenjë pozitive që të gjithë aleatët dhe Rusia janë ulur në të njëjtën tryezë dhe janë të angazhuara në tema substanciale”.
Takimi i Këshillit NATO-Rusi përfundoi në Bruksel pas katër orësh.
Në mbledhjen e parë të këtij këshilli në dy vitet e fundit, delegacioni rus u kryesua nga zëvendësministri i Jashtëm Aleksandër Grushko, i cili ishte përfaqësues i përhershëm në NATO për pesë vjet.