Qalaj i ashpër me Qeverinë: MPB-ja ka nevojë për një ministër, jo për praktikantë si Sveçla

Qalaj i ashpër me Qeverinë: MPB-ja ka nevojë për një ministër, jo për praktikantë si Sveçla

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar funksionimin e Qeverisë, me theks të veçantë bashkimin e ministrive, ku sipas tij, për një pozitë drejtori paguhën tre drejtorë njëkohësisht.

Qalaj, me anë të një reagimi në ‘Facebook’, e ka cilësuar si “praktikant të dobët” ministrin aktual të Punëve të Brendshme, për të cilin thotë se nuk i është parë puna qe një vit

“Për shembull, për pozitën e Drejtorit të Departamentit të Prokurimit sot paguhen 3 drejtorë njëkohësisht: drejtori i MPB, drejtori i ish-MAP, ndërsa së fundmi është caktuar një Ushtruese e Detyrës së Drejtorit të Prokurimit. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit dhe është keqmenaxhim i buxhetit të shtetit. Ndërsa janë dhjetra pozita të njejta për të cilat paguhen nga 2 zyrtarë. Së fundmi, Qeveria ka rritur numrin e këshilltarëve në MPB nga 6 në 10 duke u arsyetuar për vëllimin e shtuar të punës si rezultat i fuzionimit. As edhe kjo rritje e këshilltarëve nuk e ka ndihmuar Ministrin Svecla i cili ka realizuar vetëm 15% të programit legjislativ, duke qenë ministri më i dobët i Qeverisë”, thuhet në postimin e tij.

Më tej, ai kritikon edhe rritjen e numrit të këshilltarëve në MPB.

Postimi i plotë:

Po bëhen gati 2 vite që kur u votua Qeveria Kurti 1 , ku ishte vendosur që Ministria e Punëve të Brendshme të bashkohej me Ministrinë e Administratës Publike. Edhe në Qeverinë Kurti 2 u vazhdua ky bashkim i dy ministrive të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët dhe mbulojnë fusha krejtësisht të kundërta njëra me tjetrën. Ky bashkim, i inicuar kinse për zvogëlim të shpenzimit të buxhetit, në fakt është duke krijuar shpenzime më të larta, duplikifim të kompetencave të departamenteve dhe mungesë të llogaridhënies duke krijuar një ministri tërisht jo funksionale.

Për shembull, për pozitën e Drejtorit të Departamentit të Prokurimit sot paguhen 3 drejtorë njëkohësisht: drejtori i MPB, drejtori i ish-MAP, ndërsa së fundmi është caktuar një Ushtruese e Detyrës së Drejtorit të Prokurimit. Kjo është shkelje e rëndë e ligjit dhe është keqmenaxhim i buxhetit të shtetit. Ndërsa janë dhjetra pozita të njejta për të cilat paguhen nga 2 zyrtarë. Së fundmi, Qeveria ka rritur numrin e këshilltarëve në MPB nga 6 në 10 duke u arsyetuar për vëllimin e shtuar të punës si rezultat i fuzionimit. As edhe kjo rritje e këshilltarëve nuk e ka ndihmuar Ministrin Svecla i cili ka realizuar vetëm 15% të programit legjislativ, duke qenë ministri më i dobët i Qeverisë.

Në anën tjetër, tash e sa kohë e gjithë struktura e brendshme e MPB është jo funksionale pasi që ministri Svecla ka bllokuar zbatimin e Rregullores për organizimin e brendshëm të MPB e cila ka hyrë në fuqi në janar 2021. Pra, ministri ka bllokuar zbatimin e një rregullore e cila ka kaluar procedurat e rregullta të miratimit kinse për shqyrtim të saj por në praktikë tash e 10 muaj asnjë veprim nuk është ndërmarrë për ndryshimin e kësaj rregullore.

MPB ka nevojë për një Ministër të Brendshëm dhe jo për një praktikant të dobët si Xhelal Svecla, i cili rrethohet me një armatë të “këshilltarëve” e zëvendës ministrave puna e të cilëve nuk po shihet që gati 1 vit.