“Të gjithë prisnim se kur Shpendi po e jep lajmin e madh, por një Kosovë e dinte që ai kishte vendosur të dilte. Kishte pasur një premtim se largimin do ta bëjë në muajin shkurt. Ai e amortizoi lajmin që në momentin kur të del të jetë një lajm i vjetër”.
“Nuk është lajmi më i madh në këtë moment”, ka thënë Gashi.
“Pas dorëheqjes së tij do të kemi dy rezultate. I pari, do të kemi një kryetar të Prishtinës që për herë të parë nuk është në asnjë parti politike. Rezultati i dytë, është krijuar një grup i dytë parlamentar dhe që mund të rezultojë me formimin e një partie politike”.
“Më në fund Shpendi ua këputi litarin që e kanë pasur për fyti, 12-13 persona. Grupi i ri parlamentar do të jetë në përbërje nga 14 deri 17 deputetë, kurse Vetëvendosje do të mbesë me dhjetë. Po flas nga ato çka kam folur me të dy palët. Do të ketë grup parlamentar”.
Gashi është shprehur se sado që janë 7-10 deputetë që kanë dhënë dorëheqje nga pozitat brenda VV, shihet se përfaqësuesit real të tyre mbesin aty, pasi nuk kanë një qëndrim të dallueshëm nga VV
“Nëse e shohim në total nuk i ka ndodh një gjë e madhe Kosovës. Nëse kanë qenë të mirë mund të punojnë për dobinë e shoqërisë. Efekti sot në dukje është negativ vetëm në Vetëvendosje.
Gashi ka thënë se Shpend Ahmeti, pas dorëheqjes nga Vetëvendosje e ka për obligim që t’ia shfaq votuesve orientimin e tij si për nga idetë, mendimi dhe veprimi.