Komuna e Preshevës merr mbështetje të fuqishme nga organizata Turke ''TIKA''

Komuna e Preshevës merr mbështetje të fuqishme nga organizata Turke ''TIKA''

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Projekte të reja Partneritet në zgjerim me Republikën e Turqisë.

Kjo u reflektu edhe sot në takimin që pata në Beograd me Koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Serbi, z. Mehmet Mete Anaç

Bashkëbiseduam për projekte të rëndësishme që synojmë t’i nisim gjatë këtij viti, në partneritet me autoritetet turke .
Falenderova z.Anaç për mirëpritjen e ngrohtë dhe shpreha mirënjohjen e qytetarëve të Komunës së Preshevës për Qeverinë e Republikës së Turqisë dhe Agjencinë TIKA, të cilët kanë dëshmuar ndër vite mbështetjen e tyre për vendin tonë, por tashmë po shprehin edhe përkushtimin e tyre për zgjerimin e partneritetit.

Teşekkürler.

#Projekte #Partneritet #Turqia #PreshevaEre