Zyrtari i PDK’së, Arton Muhaxheri, ka komentuar seancën e djeshme në lidhje me ndalimin e mbajtjes së referendumit, ku partia e tij nuk mori pjesë.
Muhaxheri tha se vetëm PDK ka mbetur parti opozitare pasi të tjerat po ia mbajnë ‘zhagin’ kryeministrit Kurti.
“Dje në seancën e Kuvendit janë vërejtur dy gjëra;e para, Kurti ka frikë të marrë vendime pa e futur në lojë Kuvendin ndonëse kishte mandat për të marrë vendim dhe,e dyta, dje u dëshmua se PDK është e vetmja parti opozitare, ndërsa të tjerat po ia mbajnë zhagin Kurtit”, shkroi Muhaxheri.
Dje në Kuvend u mbajt seanca e jashtëzakonshme për ndalimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Aty u miratua një rezolutë ndërsa nga PDK refuzuan të marrin pjesë sepse e cilësuan të paarsyeshme mbajtjen e një sence të tillë, por u deklaruan kundër mbajtjes së referendumit.