Sot janë mbushur 9 vite nga dita kur forcat policore serbe dhunshëm larguan nga qendra e qytetit Lapidarin e dëshmorëve të kombit
Me këtë rast ka reaguar Kryetari i Kuvendit Komunal, Sami Salihu
“U bënë mbi 20 vite që ranë dëshmorë për të qenë të pavdekshëm për kauzën për të cilën luftuan – LIRINË!
Sot bëhen 9 vite që në formën më jodemokratike dhe të pashembullt “Lapidari i dëshmorëve” është larguar nga Qendra e Preshevës!
U bënë 9 vite që askush nga aparati shtetëror nuk dha as edhe një grimcë arsyetimi për këtë shkelje flagrante të të drejtave të njeriut të siguruara me Kushtetutë dhe me Konventa Ndërkombëtare!
Pavarësisht mungesës së “Lapidarit të dëshmorëve” vepra dhe sakrifica e Juaj do të rrojë përgjithmonë” ka shkruar z.Salihu