Katër vite nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Katër vite nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

Sot mbushen katër vite që kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Jonuz Musliu, kontributi i të cilit në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë ka qenë i pazëvendësueshëm.

Musliu vdiq më 18 janar 2018, në moshën 58-vjeçare. Ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin liri në Luginë.

Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

Sot në katër vjetorin e vdekjes fillimisht krerët politik, bashkëveprimitarë, familjarë, drejtorë të insitucioneve publike dhe qytatarë të shumtë bënë homazhe në memorialin e veprimtarit Jonuz Musliu në vendin e tij të lindjes në fshatin Konçul të komunës së Bujanocit.

Pas homazheve, në shtëpinë e kulturës në qytetin e Bujanocit është mbajtur edhe një akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Jonuz Musliu ku morën pjesë një numër i madh i qyetarëve, veteranë të ish UÇPMB-së, shumë bashkëveprimtarë si dhe krerët politik e institucional nga Lugina e Preshevës.

Në fund të akademisë përkujtimore u dëgjua edhe kënga premierë kushtuar Jonuz Musliut nga ikona e muzikës shqiptare z.Ilir Shaqiri,

këngë kjo e kënduar nga këngëtari Ilir Shaqiri me titull "Me flatra Shqiponje".