Znj.Sinani viziton Bashkinë e Lezhës në ditët e përvjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti

Znj.Sinani viziton Bashkinë e Lezhës në ditët e përvjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti

Postimi i plotë i znj.Sinani:

Aty ku dje rezistonte Skënderbeu, aty sot vlerësohet Presheva

E nderuar që në emër të Komunës sonë ta vizitoj Lezhën me ftesë të kryetarit të Bashkisë, z.Pjerin Ndreu.

Në Lezhën e Kuvendimit. Në Lezhën e Besëlidhjes Në ditët e përvjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti 

Kudo, mirëpritje e ngrohtë për Preshevën. Nga zyrtarët e Bashkisë, nga qytetarët, nga lezhianët 

Shëngjini dhe ishulli i Lezhës janë tashmë adresa që lidhin çdo herë e më shumë qytetarët e dy komunave tona, sidomos gjatë sezonit turistik

Sepse përpos peshës së saj historike, Lezha veçohet sot edhe me zhvillimin e saj në fushën e turizmit dhe bujqësisë

Me z.Pjerin Ndreu dhe nikoqirët, bashkëbiseduam dhe identifikuam tema konkrete për bashkëpunimin tonë të nesërm. Në dimensionin bilateral, por edhe rajonal e gjithëkombëtar

Ky është vetëm fillimi i një kapitulli modern të një besëlidhje tradicionale. Një nismë e re

Për Preshevën e Re