Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Agroturizmi
Mundësia jonë!
Lezha është dëshmia se zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit; e sidomos ndërlidhja e tyre është shansë për zhvillimin e komunave si Presheva
Lugina e Vainit dhe Mrizi i Zanave janë sot disa lokalitete vendore referuese të kësaj perspektive. Ishte vërtetë e dobishme të shihja nga afër përparimin e këtyre sektorëve që sot kontribuojnë rëndësishëm në ekonominë lezhiane
Si qeverisje lokale do të ndërmarrim politika lehtësuese për nxitjen e agroturizmit si sektor për zhvillimin e ekonomisë sonë rurale. Potencial kemi. Resurse kemi
Një falenderim të veçantë për kryetarin e Bashkisë, z.Pjerin Ndreu. Për ftesën, për mirëpritjen, për mundësinë dhe për shkëmbimin e përvojave. Ai është një mik Presheve dhe një dashamirë i jonë
Tashmë do ta thellojmë komunikimin midis komunave tona drejt realizimit të projekteve në të mirën e ndërsjellë
E mirëpresim z.Pjerin Ndreu në Preshevë. Ftesa u kry
Për një bashkëpunim të ri. Për një urë të re. Për një Preshevë të Re
#Agroturizmi #Ekonomia #BashkëpunimiKomunal #Lezha #Shqipëria #PreshevaEre