Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi:
Sot gjatë ditës zhvillova takime me kryetarin e komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj dhe me kryetarin e komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
I urova dy kryetarët për postet e tyre në krye të komunave respektive, dhe u zotuam se bashkëpunimi ndërkufitar do të thellohet dhe do të kemi projekte të përbashkëta në lëmi të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e rinisë, arsimit, sportit, kulturës e ekonomisë.
Gjithashtu, shfrytëzova rastin që të takoj edhe ish kryetarët e dy komunave Qëndron Kastrati dhe Lutfi Haziri, dhe t'i falemnderoj për bashkëpunimet e deritanishme.