Postimi i plotë i z.Sami Salihu:
26 Janari për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe për mua personalisht shënon një datë të shenjtë që krijon emocione të veçanta!
Dita e 26 e Janarit të vitit 2000, për shqiptarët e Luginës shënon lindjen e Lëvizjes më të shenjtë tonën, fillon llogaritjen e vitit fillestar të ndërkombëtarizimit të problematikës së shqiptarëve!
Kauza për të cilën u luftua nuk do të vdes kurrë, përulja dhe respekti ndaj familjeve që dhanë më të dashurit e tyre do të jetojë përgjithmonë, por edhe lufta jonë politike me mjetet demokratike për të realizuar të drejtat tona nuk do të rresht asnjëherë!