znj.Sinani kujton daljen e parë në skenë të UÇPMB-së

znj.Sinani kujton daljen e parë në skenë të UÇPMB-së

Postimi i plotë i znj.Sinani:

Po kjo ditë. Më 22 janar para 22 vjetëve.

Dobrosin. Acar dimri.

Vëllezërit Isa dhe Shaip Saqipi po ktheheshin të paarmatosur me traktor nga mali në shtëpinë e tyre. Të urtë, punëtorë dhe të respektuar, ata sjellnin drunj për ta ngrohur familjen.  

U vranë. Pa asnjë faj. Mjaftoi përkatësia kombëtare që të mbeten 9 fëmijë pa babën e tyre.  

U ekzekutuan mizorisht nga të njëjtat njësite që muaj më parë kishin kryer krime dhe masakra në Likoshan, Abri, Reçak, Krushë të Madhe, Lybeniq, Qyshk dhe kudo në Kosovë. Njësitet ushtarake, policore, speciale dhe paramilitare të Republikës së Serbisë, nën komandën e Goran Radosavljeviqit – Guri të akuzuar sot edhe për përfshirjen e tij në vrasjen e shqiptaro-amerikanëve vëllezërve Bytyçi, e nën dominimin e Njësiteve Speciale Operative (JSO) të Milorad Ulemek – Legija, që vranë më vonë edhe vetë Kryeministrin e Serbisë.

Skenar i njohur. Aktorë të njëjtë. Shtypje, dhunë, terror dhe vrasje civilësh. Prandaj edhe nuk kishte si të mos shfaqeshin sërish rezistuesit dhe çlirimtarët ndaj uniformave dhe politikës, që një vit më parë bombardoheshin nga bota demokratike dhe një vit më vonë rrëzoheshin dhunshëm nga pushteti prej vetë popullit të tyre.

Dy u vranë, por mijëra u ngritën!

Kësaj herë me emrin:  Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Lavdi martirëve Saqipi!

Lavdi dëshmorëve!