Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Tashmë, Komuna jonë me sektor etnografik dhe me Këshill lokal për punësim
Themelimin e sektorit etnografik në kuadër të Bibliotekës “Mehmet Jusufi” e vendosëm sot në mbledhjen e II të Këshillit Komunal
Duke siguruar njohuri mbi mënyrën e jetesës së popujve, me kulturën e tyre materiale, shoqërore dhe artistike, ky sektor do të ndihmojë në çlirimin e paragjykimeve dhe stereotipeve negative drejt rritjes së harmonisë sociale
Themeluam po ashtu Këshillin lokal për punësim për vitin 2022, si dhe miratuam Planin e prokurimeve publike
Mbledhjen e përfunduam me shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve
#Etnografia #Punësimi #Ekonomia #Shkenca #Kultura #PreshevaEre