Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës z.Liburn Aliu i shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari, kanë vizituar komunën e Preshevës.
Në fokus të vizitës ishin diskutime për bashkëpunimin e mëtutjeshëm dhe krijimin e lidhjeve më të sigurta e të qëndrueshme, për avancimin e të drejtave dhe mirëqenien e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
z.Aliu së bashku me udhheqësinë e komunës së Preshevës kanë vizituar në këmbë qytetin e Preshevës, ku ndaluan në vendin ku është planifikuar halla e sportit për të parë terrenin, ku qeveria e Kosovës ka shprehur interesim për ndërtimin e një halle të sportit për komunën e Preshevës.
Gjithashtu Ministri Aliu ka vizituar edhe shkollën fillore "Selami Hallaçi" në fshatin Rahovicë për tu informuar se si është mundësia për ndërtimin e një shkolle te re dhe moderne për nxënësit e fshatit Rahovicë.