Ministri z.Liburn Aliu ka vizituar komunën e Bujanocit

Ministri z.Liburn Aliu ka vizituar komunën e Bujanocit

Gjatë ditës së sotit pas përfundimit të vizitës zyrtare në komunën e Preshevës Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës z.Liburn Aliu i shoqëruar nga shefja e kabinetit znj. Rineta Jashari vizitën e kanë vazhduar në komunën e Bujanocit ku janë takuar me kryetarin e komunës z.Nagip Arifi.

z.Arifi me kënaqësi ka pritur në takimin zyrtar qa edhe vëllazërorë z.Liburn Aliu.

Duke qenë se Ministri Aliu vjen nga Lugina e Preshevës dhe është shumë mirë i informuar për situatën në Luginë, kryetari i komunës së Bujanocit ka kërkuar nga z.Aliu që problemet e qytetarëve të Luginës së Preshevës , si pasivizimi, mosnjohja e diplomave, diskriminimi i punësimit në organet shtetërore dhe diskriminimet në fusha tjera, të bisedohen edhe në takimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë takimit, z.Arifi poashtu ka faleminderuar vendimin e qeverisë së Kosovës për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës, si dhe zgjidhjen e problemit të transportuesve tanë për në Kosovë.

Vizitat e shpeshta të ministrave të Republikës së Kosovës në Luginë na japin sinjale për angazhim të vazhdueshëm të tyre për të ndihmuar shqiptarët në Luginë.