z.Mustafa: Sot ministrin Aliu Shqiptarët e Preshevës e pritën me shumë dashuri e mikpritje

z.Mustafa: Sot ministrin Aliu Shqiptarët e Preshevës e pritën me shumë dashuri e mikpritje

Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës i qeverisë së Republikës së Kosovës z.Liburn Aliu sot në Preshevën e tij të origjinës.

Natyrisht, se përkushtimi i tij politik fokusohet  jo vetëm për Republikën e Kosovës por edhe për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin.

Në këtë kontekst, rëndësi të veçant i dha zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, kulturor e të gjithanshëm të shqiptarëve në këto tre komuna shqiptare.

Shqiptarët e Preshevës e pritën me shumë dashuri e mikpritje. Takimet e vizitat do të vazhdojnë gjer në bashkimin e Luginës me Republikën e Kosovës. Rm