Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
FILLOJMË PALESTRËN E SPORTIT DHE SHKOLLËN E RE TË RAHOVICËS
Preshevën po e bëjmë më në fund me palestër sportive. Rahovicën me shkollë të re fillore
Punimet fillojnë për disa javë Me bashkëfinancim.
Faza e parë mbështetet nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kosovës
Këtë përkrahje e siguruam sot nga vetë Ministri, bashkëvendësi jonë dhe miku im, z.Liburn Aliu
Ecëm bashkërisht qytetin. Takuam dhe dëgjuam qytetarët. Vizituam lokacionin ku po nisim ndërtimin e palestrës sportive në Preshevë dhe të shkollës fillore "Selami Hallaçi" në Rahovicë
Pos dimensionit sportiv dhe edukativo-arsimor, palestra sportive dhe shkolla e re kontribuojnë në gjallërimin dhe në socializimin e jetës shoqërore në Komunën tonë
Faleminderit Kosovë
Vazhdojmë bashkë për Preshevën e Re
Sepse e reja është qeverisja e mirë. E reja është rezultati konkret. E reja është puna e përbashkët për interes të përgjithshëm
Urime gjithëve
#Sporti #Arsimi #Edukimi #Socializimi #Kosova #PreshevaEre