Rtv Aldi është mediumi i vetëm në Luginë të Preshevës që ministri z.Aliu përzgjodhi të jetë në emision për të zhvilluar një intervistë eksuzive.
Gjatë ditës së sotme në Komunë të Preshevës dhe Bujanocit ka qëndruar për vizitë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës z.Liburn Aliu
Pas një angjende të ngjeshur si vizita në komunën e Preshevës, vizita në shkollën fillore në fshatin Rahovicë vizita në vendin ku është paraparë ndërtimi i hallës së sportit në qytetin e Preshevës si dhe vizita në komunën e Bujanocit radha i erdhi edhe Radio Televizionit Aldi me prezencën e tij në emisionin ''Zëri politik''.
Z.Aliu gjatë emisionit shpjegoi çështjet të cilat po e shoqërojnë Luginën e Preshevës, ku shpjegoi edhe planet e qeverisë së Republikës së Kosovës për të ndihmuar Luginën e Preshevës.