Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak në konferencën e përbashkët me Kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurtin theksoi se BE’ja dhe SHBA’ja e ndajnë vizionin e njëjtë për dialogun Kosovë-Serbi.
Lajcak tha se bashkë me të Dërguarin special të SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë këtu për të dërguar mesazh të qartë se BE’ja dhe SHBA’ja po bashkëpunojnë dhe për të treguar se ndajnë vizionin për Kosovën, e dialogun për normalizimin me Serbinë.
“Jam i lumtur se vizita ka ofruar mundësi për të diskutuar planin tonë për muajt e ardhshëm e javët e ardhshme me presidentin, me kryeministrin. E do të vazhdojmë diskutimet tona. Do të qëndrojmë deri të mërkurën, do të na ndihmojnë të kemi pamje të qartë se çfarë të presim në të ardhmen çfarë të presim në të ardhmen e të shtyjmë procesin para. Do të informojmë për vizitën. Në këtë pikë dua të them se jemi të lumtur që jemi këtu bashkë”, ka thënë ai.