z.Salihu fton të gjitha partitë politike pa dallime për të diskutuar rreth zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të mbahen në prill

z.Salihu fton të gjitha partitë politike pa dallime për të diskutuar rreth zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të mbahen në prill

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu ka bërë thirrje që partitë politike në Luginë të ftohen të gjitha pa dallime për të diskutuar rreth zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të mbahen në prill.

"Jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe marrë shkas nga përpjekjet që po bëhen për të hyrë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët të shqiptarëve të Lugines. Që shqiptarët të kenë zërin e tyre në parlament, e rëndësishme është të jenë bashkë të unifikuar në pretendimet e tyre. E nëse një listë gjithpërfshirëse është zgjidhja, ftesa për të gjitha forcat politike shqiptare duhet të jetë publike dhe po i tillë duhet të jetë edhe qëndrimi individual i cdo force ndaj kësaj ftese. Vetëm në këto kushte mendoj dhe besoj se diskutimi për krijimin e listës është real, gjithpërfshirës e i suksesshëm. Në të kundërtën mendoj se diskutimet jo publike dhe selektive, janë të kalkuluara nga interesa partiake. Partitë duhet të ftohen përmes një procesi transparent e publik në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe gabimet. Përndryshe, do ti lihej shteg vetem dobësimit të perkeqësimit të faktorit shqiptar në parlament."