Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, me të cilin diskutuan rreth situatës aktuale dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët e Luginës.
Postimi i plotë i znj.Sinani:
Ne, kryetarët e Komunave, vijmë e shkojmë
Por, Presheva dhe Gjilani çdoherë e më shumë do të bashkëpunojnë
Kjo u dëshmua edhe sot me mirëpritjen e kryetarit të ri të Gjilanit, z.Alban Hyseni
E falenderova për ftesën. E urova për detyrën e re. Rishpreha përkushtimin tonë për thellimin e traditës sonë të partneritetit
Dinamizimi i bashkëveprimit bilateral Preshevë-Gjilan, përfshirë ai rajonal në trekëndshin Preshevë – Gjilan – Likovë e Kumanovë, sa i përket tërheqjes së IPA fondeve të Bashkimit Evropian, ishin temat e sotme kryesore të takimit tonë
Pata gjithashtu nderin dhe kënaqësinë të marrë bashkërisht pjesë me z.Hyseni, në manifestimin kulturor kombëtar “Flaka e Janarit 2022”, që organizohet prej 31 vitesh, në nderim të heronjve dhe dëshmorëve të kombit, të rënë përgjatë janarëve të acartë të historisë
Faleminderit Gjilan
#Gjilani #BashkëpunimiRajonal #IpaFondet #FlakaeJanarit #PreshevaEre