Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentë te komunës së Bujanocit

Komuna e Bujanocit shpallë konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentë te komunës së Bujanocit

K O N K U R S  

Për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit, në studimet themelore dhe master, për vitin akademik 2021/2022

Në bazë të Rregullores mbi ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit numër 400-54/19-03   të datës  28. 02. 2019 dhe Aktvendimit mbi emërim e Komisionit për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit, në studimet themelore dhe master, për vitin akademik 2021/2022 nr. 02-07/22 të datës 31.01.2022., Komisioni në mbledhjen e mbajtur me datë 31.01.2022 shpallë Konkurs për ndarjen e ndihmës së njëhershme financiare për studentët e komunës së Bujanocit, në studimet themelore dhe master, për vitin akademik 2021/2022.

Ndihma e njëhershme financiare i'u ndahet studentëve me vendbanim në territorin e Komunës së Bujanocit.

KRITERET DHE MËNYRA E NDARJES SË NDIHMËS NË NJËHERSHME

1. që kandidati për herë të parë të ketë regjistruar këtë vit të studimeve ose masterin

2. dëshmi për suksesin nga shkolla e mesme për studentët e vitit të parë, përkatësisht suksesin e viteve paraprake të studimit, për studentët që regjistrojnë vitet tjera të studimeve

3. që kandidati të mos jetë në mardhënie pune,

4. që kandidati të mos jetë i moshës mbi 26 vjet, përkatësisht për studentët e vitit të parë dhe dytë të studimeve master deri 28 vjet dhe

5. Studentët që kanë statusin e vitit - viti përgatitor (mësimi i gjuhës) kanë të drejtë për një ndihmë të njëherëshme

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PARAQITJE NË KONKURS

Kandidatët të cilët konkurojnë krahas kërkesës paraqesin këto dokumente:

1. letërnjoftimin e lexueshëm elektronik ose certifikatën mbi vendbanimin kandidatit

2. vërtetimin se këtë vit të studimeve e ka regjistruar në vitin vijues akademik 2021/22,

3. vërtetimin mbi notën mesatare të suksesit nga shkolla e mesme, për studentët e vitit të parë,

4. Çertifikatën mbi notën mesatare gjatë studimeve, për studentët e tjerë

5. Llogaria rrjedhëse e studentit ose e prindit.

AFATI I PARAQITJES

Konkursi zgjat duke filluar nga 01. 02. 2022 dhe mbyllet më 28. 02. 2022. Fletëparaqitjet  dorëzohen  në ndërtesën e komunës së Bujanocit, rr. K. Petroviqit, nr. 115, në Drejtorinë për shërbime publike, zyrja numër 301 nga ora 10 h deri në orën 14 h, me origjinalin e dokumentacionit të  kompletuar ose kopjen  e dokumenteve me plotësimin e deklaratës së shërbimit për arsim.

NDARJA E NDIHMA TË NJËHERSHME FINANCIARE

Komisioni është formuar me aktvendim të këshillit komunal të datës 21.01.2022. 

Komisioni do t`i shqyrtojë të gjithat lutjet e arritura në kohë, do t`i vlerësojë të gjitha lutjet të cilat përmbushin kushtet e konkursit dhe do të përpilojë ranglistën preliminare të studentëve në përputhje me kriteret. Në bazë të rang listës së përcaktuar, Komisioni do të sjellë rang listën përfundimtare të studentëve të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit. 

Rang lista e studentëve formohet sipas notës mesateare dhe vitit të studimeve.

Komisioni varsisht nga mjetet në dispozicion  të parapara në  buxhetin e komunës dhe në bazë të vlerësimit të listës  e përcakton shumën.

Kandidatët për ndarjen e mjeteve të njëhershme financiare,  të cilët nuk janë të përzgjedhur në rang list, kanë të drejtë në ankesë në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të Vendimit të Zgjedhjes së studentëve, ndërsa në përputhje me nenin 32 dhe 147 të Ligjit mbi Procedurën e Përgjithshme Admnistrative. Ankesa i parashtrohet Këshillit komunal, përmes Komisionit. Në ankesë duhet të theksohen arsyet për parashtrimin e ankesës dhe arsyeshmëria, përkatësisht me të duhen të dorëzohet edhe dokumentacioni i duhur dëshmues. Ankesa e cila nuk është dërguar me kohë apo e cila është dërguar nga ana e personit të paautorizuar do të hidhet poshtë. Mbi ankesën vendos këshilli komunal në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të ankesës. Vendimi i këshillit komunal është përfundimtar në procedurën administrative. 

Rang listat përfundimtare pas vendosjes në bazë të ankesave, do të vendosen në tabelën  e shpalljes të  administrates komunal  dhe në ueb faqen e komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs).