Lajçak: BE-ja ka pritur progres më të shpejt në dialog gjatë vitit të kaluar

Lajçak: BE-ja ka pritur progres më të shpejt në dialog gjatë vitit të kaluar

Ndërmjetësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare ka pasur pritshmëri më të larta për dialogun ndërmjet dy vendeve.

Lajçak, përgjatë një konference për media të mbajtur bashkë me ndërmjetësuesin për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, ka theksuar se Brukseli respekton parimet e palës kosovare në dialog.

“U kemi thënë se bashkësia ndërkombëtare ka pritur progres më të shpejt në dialog në vitin 2021 dhe shpresojmë që do të jetë kështu në vitin 2022”.

“Dy ditët të kaluara në Prishtinë kanë qenë shumë produktive. Ua kemi bërë të qartë se ne respektojmë plotësisht parimet e Kosovës në dialog që është integriteti, rendi kushtetues dhe funksionaliteti”.

“Ne shohim dialogun si prioritet kyç në Ballkanin Perëndimor dhe me të vërtetë besojmë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm që do të zgjidh çështjet e pazgjidhura, por poashtu do të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe do të sjellë përfitime për qytetarët që janë të lodhur nga status quo”.