Trupat amerikanë e vrajnë liderin e ISIS-it, detaje nga aksioni

Trupat amerikanë e vrajnë liderin e ISIS-it, detaje nga aksioni

Forcat speciale amerikane kryen “me sukses” një mision kundër terrorizmit në Sirinë veriperëndimore të së mërkurës në mbrëmje duke vrarë liderin e ISIS Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, njoftoi presidenti amerikan Joe Biden të enjten.

Siç raporton CNN, Ky ishte sulmi më i madh i SHBA-së në vend që nga operacioni i vitit 2019 që u vra  lideri i ISIS-it, Abu Bakr al-Baghdadi.

Sipas Pentagonit, nuk pati viktima në SHBA.

Sekretari i shtypit i Pentagonit, John Kirby, tha në një deklaratë të mërkurën se misioni u krye nga Komanda Qendrore e SHBA, e cila kontrollon operacionet dhe aktivitetet ushtarake në Lindjen e Mesme.

“Më shumë informacion do të jepet sapo të bëhet i disponueshëm”, thuhet në deklaratë.