Krasniqi uron Limajn pasi u shpall i pafajshëm

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka uruar kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limajn, pasi sot Gjykata Themelore e Gjakovës...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka uruar kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limajn, pasi sot Gjykata Themelore e Gjakovës e liroi atë nga akuza në rastin e vrasjes së Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Krasniqi shkruan se Limaj meriton një urim të sinqertë pasi u përball plot pesë herë me organet e drejtësisë.

Ky është urimi i Krasniqit për Limajn

“Urime nga zemra-Fatmir. Përveç lajmit për shpalljen i pa fajshëm, njeriut që u përballë pesë herë me “Drejtësinë”, e meriton dhe e meriton shumë që t’i thuhet një urim i sinqertë! Unë që e pata fatin të isha dy herë në dy procese gjyqësore në Hagë e tani në Gjakovë, Fatmir Limajt i them nga zemra: Urime e të priftë e mbara”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij Facebook. Ndërsa gjyqtari në rastin e shpalljes së pafajshëm të Limajt ka thënë që kryerësit ishin me maska dhe të paidentifikuar. “Kryerësit kanë qenë me masa dhe të paidentifikuar nuk është arritur të vërtetohet se kanë qenë pjesëtar të UÇK-së andaj gjykata nuk ka arrit të vërtetoj se i akuzuari Limaj ka pas lidhje apo kontakt me ata persona”, ka thënë gjyqtari. Limaj akuzohej nga prokuroria se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar, apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.