Njësitet e Doganës së Kosovës me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe parandalimit të veprimtarive ilegale kanë organizuar ndalesa rrugore në Prishtinë.
Gjatë kontrolleve është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa të huaja dhe pas verifikimit fillestar ka rezultuar se kjo veturë është lajmëruar si e vjedhur në një shtet Evropian, transmeton lajmi.net.
“Më pastaj, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vërtetuar se kjo veturë është e lajmëruar e vjedhur dhe kërkohet nga organet e drejtësisë. Rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Bazuar në fotot e publikuara nga Dogana, shihet se vetura është vërenjtur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Njoftimi i plotë nga Dogana:
Prishtinë 6 Shkurt, 2022 Njësitet e Doganës së Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive ilegale kanë organizuar ndalesa rrugore në Prishtinë. Gjatë kontrolleve është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa te huaja dhe pas verifikimit fillestar ka rezultuar se kjo veture është lajmeruar si e vjedhur në nje shtet Evropian.
Më pastaj ne bashkepunim në Policinë e Kosovës është vërtetuar se kjo veturë është e lajmeruar si e vjedhur dhe kërkohet nga organet e drejtësisë. Rasti i është dorëzuar Policisë se Kosovës për trajtim të mëtejshëm.
Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.