Ardita Sinani priti në kabinetin e saj kryetarin e Bashkisë së Lezhës z.Pjerin Ndreu

Ardita Sinani priti në kabinetin e saj kryetarin e Bashkisë së Lezhës z.Pjerin Ndreu

Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Besëlidhja vazhdon!

Një ide e nisur mes dy qyteteve, qytetit të Lezhës dhe Preshevës do të bëhen konkrete dhe binjakëzimi i qyteteve tona nuk është vetëm një simbolikë e natyrshme, por një ide për zhvillim dhe projekte të vazhdueshme.

Me kryetarin e Lezhës, mikun tim dhe të Preshevës, z. Pjerin Ndreu, e kemi vazhuar edhe sot në qytetin tonë.  

Në kabinetin tim prita kryetarin Ndreu, i shoqëruar edhe nga kryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës, z. Ernest Rakaj dhe shefja e kabinetit të kryetarit të Bashkisë, znj. Simonela Florini. 

Këtë nismë të filluar me 20 janar, e vazhduam me firmosjen e marrëveshjes paraprake për binjakëzimin dhe bashkëpunim, për tua lënë më vonë kuvendeve tona komunale për ratifikim.  

Me këtë Marrëveshje, do të vendosen bashkëpunime për realizimin e projekteve me interes në sferën e ekonomisë, kulturës, arsimit, turizmit e trashëgimisë kulturore. 

Kjo marrëveshje, do të jetë konkretizimi për hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, për ta kujtuar historinë e lezhës në një beslidhje të re në mes të vendeve tona.

Një nga fokuset tona kryresore do të jenë gjeneratat e reja. Bashkë me delegacionin nga Lezha vizituam Zyrën për të Rinj, për të konkretizuar projekte të përbashkëta të të rinjve të të dyja vendeve, projekte të cilat i biseduam me koordinatorin dhe anëtarët e ZPR dhe kryetarin e Lezhës, z. Ndreu. 

Me homologun tim, vizituam edhe vendin e ish-Kinemasë së vjetër të Preshevës, për restaurimin dhe rikthimin e saj në një qendër kulturore të avansuar dhe me mjetet më bashkëkhore. Projekt të cilin tashmë e ka bërë Ateleja e arkitekturës “MonunGroup”, e udhëhequr nga Kushtrim Nasufi. Projekt të cilin z. Ndreu u shpreh i gatshëm që ta mbështesë. 

Komuna e Preshevës do të përfitojë shumë nga përvoja e Bashkisë Lezhë sidomos në sferën e agroturizmit, bujqësisë e blegëtorisë.  

Kryetari Ndreu tashmë është një nga miqtë më të veçantë të Preshevës sonë, të Preshevës së Re.