Kështu janë shprehur ministrat e mbrojtjes nga Britania e Madhe, Holanda, shtetet baltike dhe vendet nordike.
Siç raporton BBC, ministrat e mbrojtjes nga dhjetë vende janë pjesë e Forcës së Përbashkët të Ekspeditës të udhëhequr nga MB dhe lëshuan deklaratën pas takimit në Leicestershire.
Në një konferencë shtypi, sekretari i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar tha se njohja e dy republikave ishte jo vetëm kundër ligjit ndërkombëtar, por gjithashtu në thelb prish marrëveshjet e Minskut.