Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Gjakovës e ka liruar zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj nga akuzat për krime lufte.

Trupi gjykues në arsyetimin e këtij vendimi ka deklaruar se nuk është vërtetuar që Limaj ka kryer veprën penale.

Ai dyshohet se si komandant i Brigdaës 121 të UÇK-së nuk ka ndërmarrë masa për ta parandaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Në këto akuza Gjykata nuk e ka vërtetuar se vrasësit e Hoxhës dhe Binishit kanë qenë pjesëtarë të komandës së Limajt

Kjo pasi kryerësit e veprës kanë qenë me maska dhe nuk kanë arritur të identifikohen.

“Gjykata pasi ka analizuar të gjitha dëshmitë dhe provat, këto sjellje nuk përmbajnë elemente të veprës penale. Nuk është arritur të vërtetohet se kush ishin kryerësit e veprës që privuan nga jetë të ndjerit pasi ata kanë qenë të maskuar. Nuk dihet nëse i dyshuari ka qenë komandant i këtyre personave, meqënse ata ishin të paidentifikuar”, ka thënë gjykatësi i rastit.

Vrasja e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binisht kishte ndodhur në fshatin Bellanicë të Malishevës në vitin 1998.

Ata dyshoheshihn se ishin bashkëpunëtorë të regjimit të athershëëm.

Limaj ka qenë komandant i kësaj zone në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.