Britania e Madhe e furnizon me “armë vdekjeprurëse” Ukrainën

Britania e Madhe e furnizon me “armë vdekjeprurëse” Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar do t’i japë prapë ndihma tjera ushtarake Ukrainës, përfshirë armët vdekjeprurëse mbrojtëse, ka thënë Kryeministri I Britanisë se Madhe, Boris Johnson.

“Në dritën e sjelljes gjithnjë e më kërcënuese nga Rusia dhe në përputhje me mbështetjen tonë të mëparshme, Mbretëria e Bashkuar së shpejti do të ofrojë një paketë të mëtejshme mbështetjeje ushtarake për Ukrainën. Kjo do të përfshijë ndihmën vdekjeprurëse në formën e armëve mbrojtëse”, tha Johnson në parlament.

Duhet pasur parasysh që e gjitha kjo po ndodhë për shkak të tensioneve mes Ukrainës dhe Rusisë, të cilat po vazhdojnë tash e disa javë.

Tensionet janë përshkallëzuar ditëve të fundit, kur Rusia njohu si shtete të pavarura dy rajonet e Ukrainës, veprime me të cilat, Perëndimi nuk po pajtohet assesi.