z.Salihu: Të zgjohesh me video, me pamje dhe me lajmin që në një vend Europian ka filluar lufta është diçka që askush nuk dëshiron të fillojë ditën

z.Salihu: Të zgjohesh me video, me pamje dhe me lajmin që në një vend Europian ka filluar lufta është diçka që askush nuk dëshiron të fillojë ditën

Postimi i plotë i  z.Sami Salihu:

Të zgjohesh me video, me pamje dhe me lajmin që në një vend Europian ka filluar lufta është diçka që askush nuk dëshiron të fillojë ditën.

Edhe pse njerëzimi është në përfundim të një pandemie globale që e ka rraskapitur ekonomikisht dhe psikikisht, të dëgjosh që në shekullin 21 ka filluar një luftë, në Europë,  është lajm i kobshëm.

Janë këto pamje që neve na përkujtojnë dhe na nxisin shqetësim të thellë sepse vet populli shqiptarë të njejtat i ka kaluar nga një dhunues i demokracisë siç ishte Milosheviq.

I qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës, me besim të plotë që ShBA-të dhe Bashkimi Europian do të gjejnë zgjidhjen më optimale për këtë situatë të krijuar, duke u lutur që gjith kjo histori  të ketë sa më pak pasoja në njerëz.

#SupportUkraine