Këshilli i Xhamisë në Tërrnavë falënderon pa fund znj.Sinani për mbështetjen e pa rezervë në projektin e ndriçimit të hapsirës tek varrezat e fshatit

Këshilli i Xhamisë në Tërrnavë falënderon pa fund znj.Sinani për mbështetjen e pa rezervë në projektin e ndriçimit të hapsirës tek varrezat e fshatit

Në vazhdën e projekteve  dhe aktiviteteve që janë realizuar dhe që po vazhdon realizimi i tyre në territorin e Komunës së Preshevës, Këshilli i Xhamisë në Tërrnavë ka falënderuar tej mase kryetaren e Komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani  e cila e ka mbështetur projektin e ndriçimit të hapsirës tek varrezat  e fshatit Tërrnavë. 

Më tej, Këshilli i Xhamisë nëpërmjet një postimi në  FB ka potencuar,  se ka pasur raste kur ceromonia e varrimit në këtë fshat është bërë edhe kushte nate, dmth  pa drita.   

Kërkesa për elektrifikimin e zonës në fjalë është bërë shpesh herë edhe në të kaluarën por nuk është gjetur përkrahje asnjëher.

Kryesia e këshillit të Xhamisë në fashatin Tërrnavë  falenderon pa fund të parën e komunës së Preshevës znj. Ardita Sinani për mbështejen e pa rezervë për këtë projekt nê interes të banorëve të kësaj bashkësie lokale.