Magomed Tushayev, një nga komandantët kryesorë të liderit të çeçenëve, Ramzan Kadyrov, është vrarë në aksion në Hostomel.
Dje edhe Çeçenia u përfshi në luftën e Ukrainës, pasi lideri i tyre Kadyrov mori urdhër nga Putin për t’i dërguar trupat në Ukrainë.
Ndërsa tash sapo u raportua se një nga çeçenët kryesorë të Kadyrov, u vra në betejën e Hostomelit, aeroport në afërsi të Kiev, raporton gazetari Illia Ponomarenko.
Grupi elitar i Ukrainës Alpha thuhet se po lufton çeçenët në aeroporte.