Stadiumi i atletikës në Moldavi kthehet në qendër strehimi për ukrainasit

Stadiumi i atletikës në Moldavi kthehet në qendër strehimi për ukrainasit

Stadiumi i atletikës në Moldavi është kthyer nga një vend i vrapimit në qendër strehimi për refugjatët nga Ukraina.

Rreth 600 refugjatë ukrainas po qëndrojnë nën çatinë e madhe të këtij stadiumi të stilit sovjetik.

Siç raporton BBC, shumica dërrmuese e refugjatëve janë romë.

Ndërkaq, mbi 200 mijë njerëz kanë kaluar në Moldavi që nga fillimi i konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Moldavia ka pasur përqindjen më të lartë të refugjatëve ukrainas për frymë. Për çdo 100 mijë banorë, Polonia ka pranuar rreth një mijë e 700 refugjatë në vend, Moldavia pothuajse katër mijë.