Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se raketat ruse kanë goditur dhe shkatërruar plotësisht aeroportin rajonal të Vinnytsia, raporton Sky News.
Vinnytsia është një qytet i vendosur në Ukrainën perëndimore-qendrore dhe ndodhet rreth 160 milje në jugperëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Ndërkaq, ai pak më parë, u ka bërë thirrje rusëve që të dalin në rrugë në shenjë proteste kundër pushtimit të vendit të tij ose në të kundërtën rrezikojnë varfërinë dhe represionin e tyre.
“Nëse heshtni tani, vetëm varfëria juaj do të flasë për ju më vonë. Dhe vetëm represioni do të përgjigjet”, ka thënë Zelensky.