z.Sali Salihu do të jetë në listën për zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të mbahen më 3 Prill 2022

z.Sali Salihu do të jetë në listën për zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të mbahen më 3 Prill 2022

Lajmin e ka bërë të ditur vetë z.Sali Salihi përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë i z.Sali Salihi:

Miq dhe dashamirë, 

Anëtarësi e gjërë e Partisë Demokratike,

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike me seli në Bujanoc, në mënyrë unanime më është dhënë besimi që të jem në listën për zgjedhjet parlamentare në Serbi që do të mbahen më 3 Prill 2022. 

Së bashku me mua, në listën "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës" nga rradhat e Partisë Demokratike do të jenë edhe zonja e nderuar Teuta Veseli dhe profesori i respektuar Ahmet Beqiri.

Për ne është nderë që të përfaqësojmë PD-në dhe listën "Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës", por në të njejtën kohë jemi shumë të vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe obligimet që kemi pranuar.

Problemet e shumta të akumuluara ndër vite për qytetarët shqiptarë kërkojnë të dëgjohen e të zgjidhen. Në rrethanat që jemi, sfidat janë të vështira, por së bashku besojmë që t'ia dalim.

Përzemërsisht, 

Salihi.