SHBA hap dyert për ukrainasit, kaq refugjatë pranoi që nga 28 shkurti

SHBA hap dyert për ukrainasit, kaq refugjatë pranoi që nga 28 shkurti

Që nga 28 shkurti, 692 refugjatë nga Ukraina janë pranuar në SHBA.

Kështu thonë të dhënat e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ndërkaq, që nga tetori, në SHBA janë pranuar 6 mijë e 500 refugjatë nga të gjitha vendet.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken i tha CNN të dielën se SHBA është e gatshme të pranojë refugjatë.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të bërë gjithçka që mundemi, para së gjithash, për të mbështetur vendet që mbajnë barrën e menjëhershme të pranimit të ukrainasve, dhe më pas, sipas rastit nëse njerëzit kërkojnë statusin e refugjatit në Shtetet e Bashkuara, sigurisht, ne do të shikojmë në këtë dhe jam i sigurt që do të veprojmë për këtë”, theksoi Blinken.