Fillon takimi në mes ministrave të jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës

Ka filluar takimi në mes ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe ministrit të jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Të njëjti po takohen për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Takimi po ndërmjetësohet nga ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuelba ndodhen në Antalia të Turqisë dhe ky është takimi i parë i nivelit të lartë në mes Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i sulmeve ruse në Ukrainë.

Takimi pritet të zgjasë rreth 90 minuta.

Fillimin e takimeve mes palëve e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

“Në Antalia kanë nisur bisedimet mes ministrave të jashtëm të Ukrainës, Turqisë dhe Federatës Ruse për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës”, ka shkruar ai.