Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se shtetet perëndimore po sillen në mënyrë të rrezikshme sa i takon situatës së Ukrainës duke shtuar se operacioni ushtarak i Rusisë atje po shkonte sipas planit.
Lavrov tha në një konferencë për media pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas se Perëndimi po krijonte një rrezik në rajon që mund të vazhdon për shumë vite dhe se ata që furnizuan me armë Ukrainën dhe mercenarët atje duhet të kuptojnë rrezikun e asaj që po bëjnë.
Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, tha se në takim nuk ua arrit ndonjë përparim sa i takon armëpushimit.
Ministri Kuleba, thotë se shpreson se Rusia do të lejojë funksionimin e korridoreve humanitare.
Ai tha se është i gatshëm për takime të tjera në të ardhmen.
“Dua ta përsëris se Ukraina nuk do që të dorëzohet dhe nuk do të dorëzohet”, tha ai.