Postimi i plotë i kryetarit të PDSH-së z.Ragmi Mustafa:
Një vizitë vëllezërore e Avokatit të popullit me delegacion e tij të avokaturës në Republikën e Kosovës zoti Naim Qelaj sot edhe në Preshevë.
Zotimet e avokatit të popullit në Republikën e Kosovës janë që t'u dalë në ndihmë juridike gjith shqiptarëve të Luginës së Preshevës që tanimë për sa kohë jetojnë në Republikën e Kosovës.
Posaçërisht atyre që nuk kanë asnjërin nga dokumentet e identifikimit as në Kosovë e as në Luginë, duke marrë parasysh se shumicës së Luginasve iu janë pasivizuar adresat e vendbanimit nga ministria e brendshme e serbisë.
Avokati Naim Qelaj tregoi një kujdes të veçantë dhe durim të jashtëzakonshëm për të dëgjuar vargun e gjatë të shqetësimeve të shqiptarve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.
Falemderit Avokat i popullit Shqiptar edhe i shqiptarëve në Luginë të Preshevës. RM