Postimi i plotë i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Thellojmë bashkëpunimin me Bashkitë dhe Komunat e Shqipërisë.
Ishte kënaqësi të mirëpres nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Andi Seferi dhe znj. Majlinda Bufi, kryetare e Bashkisë Roskovec.
Shkëmbyem përvojat. Biseduam për mundësitë e realizimit të projekteve me nevoja të përbashkëta.
I falenderoj për vlerësimin e tyre shumë pozitiv për organizimin tonë të “Forumit të Grave Shqiptare të Suksesshme në Rajonin Shqipfolës”.
Unioni i Komunave dhe Bashkive Shqiptare në Rajon po dëshmohet çdo ditë e më shumë si strukturë e dobishme dhe si organizim me rezultate konkrete.
Vazhdojmë bashkë!.
#UBSHR #PreshevaEre